Ndërlidhjet

Irlanda e njohu Kosovën e pavarur


Irlanda e ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke argumentuar se lufta e kaluar e ka bërë të "paimagjinueshme" mbetjen e Kosovës në Serbi.
Ministri i jashtëm, Dermot Ahern tha se qeveria votoi mbrëmë vonë për ta pranuar Deklaratën që e shpalli Kuvendi i Kosovës më 17 shkurt për pavarësi.

"E dijë se pavarësia e Kosovës është e dhimbshme për Serbinë dhe vështirë të pranohet. Por, dëshiroj të theksoj se njohja e Kosovës nuk paraqet akt armiqësie ndaj Serbisë", tha zoti Ahern dhe shtoi se "realiteti është se trashëgimia e konfliktit në vitet e 90-ta e ka bërë dominimin e Serbisë ndaj Kosovës të paimagjinueshëm".
XS
SM
MD
LG