Ndërlidhjet

Gjermania dërgon më tepër trupa


Gjermania do të dërgoj më tepër trupa në Kosovë, pas trazirave që pasuan Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, njoftoi një burim ushtarak.

Sipas këtij burimi, Reutersi raporton se këto trupa plotësuese gjermane do të jenë nga Bavaria dhe do të dërgohen brenda disa ditëve si pjesë e një ushtrimi stërvitor, por transferi ka për qëllim të tregoj fuqinë e forcës në kontekstin e dhunës aktuale.

Aktualisht Gjermania ka më se 2 mijë ushtarë në Kosovë, që bëjnë pjesë në misionin paqeruajtës ndërkombëtar KFOR, që udhëhiqet nga NATO-ja. KFOR-i në Kosovë ka më se 16 mijë pjesëtarë.
XS
SM
MD
LG