Ndërlidhjet

Disa trupa po tërhiqen nga veriu i Irakut


Televizioni NTV i Turqisë ka raportuar për tërheqjen e disa trupave të Turqisë nga veriu i Irakut, ku ata kishin ndërmarrë ofensivë kundër kryengritësve kurdë. Nga ana tjetër, agjencia Reuters i citon fjalët e një zyrtari të Shteteve të Bashkuara se përderisa disa trupa po tërhiqeshin në Turqi, është shumë herët të thuhet se ofensiva e Turqisë ka përfunduar.
Nuk ka pasur komente zyrtare lidhur me këto raporte.
XS
SM
MD
LG