Ndërlidhjet

logo-print

Turqia tërheq forcat nga veriu i Irakut


Ushtria turke njoftoi se ka tërhequr trupat e saj nga veriu i Irakut pas ofensivës së madhe kundër rebelëve kurdë.

Në njoftim thuhet se "objektivat e vëna në fillim të operacionit janë arritur" dhe se trupat turke "janë kthyer në shtëpitë e tyre sot në mëngjes".

Ushtria turke njoftoi gjithashtu se gjatë ofensivës janë vrarë rreth 240 militantë kurdë, ndërkaq nga radhët e ushtrisë janë vrarë 27 ushtarë.
XS
SM
MD
LG