Ndërlidhjet

Armeni: Policia shpërndan protestuesit


Policia në kryeqytetin e Armenisë ka shpërndarë qindra përkrahës të opozitës, të cilët u tubuan në sheshin qendror të kryeqytetit Yerevan për të protestuar kundër rezultateve të zgjedhjeve presidenciale.

Korrespondenti i shërbimit armen të Radios Evropa e Lirë tha se policia e ka ndaluar kandidatin presidencial të opozitës Levon Ter-Petrosian, të cilin raportohet se e ka çuar në shtëpi.

Raportohet se një numër demonstrantësh janë lënduar pas ndërhyrjes së policisë për të shpërndarë protestuesit.

Opozita pretendon se votimet janë manipuluar dhe ka bërë thirrje për anulimin e rezultateve të zgjedhjeve të 19 shkurtit.
XS
SM
MD
LG