Ndërlidhjet

SHBA, Iraku mirëpresin tërheqjen turke


Qeveria irakiane dhe Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur përfundimin e inkursionit të armatës turke në veri të Irakut kundër caqeve të guerilës së Partisë Punëtore të Kurdistanit.

Presidenti irakian Jalal Talabani tha përmes një komunikate se dhënia fund e operacionit e tregon kredibilitetin e deklaratave të Turqisë se ofenziva do të jetë "e kufizuar dhe e përkohshme".

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Gordon Johndroe tha se inkursioni "kishte qëllimin e vet dhe ishte relativisht i shkurtër", por paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do të bashkëpunojnë në të ardhmen me Turqinë dhe me Irakun kundër militantëve kurdë, nëqoftëse këta të fundit nuk heqin dorë nga terrorizmi.
XS
SM
MD
LG