Ndërlidhjet

logo-print

Crawford: Takohen Bush dhe Rasmussen


Presidenti George Bush e ka pritur kryeministrin e Danimarkës Anders Fogh Rassmusen në rançin e tij në Crawford, Texas.

Zyrtarët amerikanë thanë se Bush dhe Rasmussen pritet të diskutojnë për luftërat në Irak dhe në Afganistan, përfshirë përpjekjet për dërgimin e më shumë trupave të NATO-s në Afganistan.

Danimarka është e pranishme me trupa në të dyja vendet.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë John Gondroe tha se ndër temat e diskutimit do të jenë edhe zhvillimet në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë.

Dy udhëheqësit pritet të diskutojnë edhe përgatitjet për samitin e NATO-s në prill në Bukuresht.
XS
SM
MD
LG