Ndërlidhjet

logo-print

Kacin: Njohja kryesore do të jetë nga Serbia


Deputeti i Parlamentit Evropian dhe njëherit raportues për Serbinë, Jelko Kacin, konsideron se njohja më e rëndësishme për Kosovën do të jetë njohja nga Serbia.

"Njohja më e lartë dhe më e rëndësishme do të jetë njohja e Serbisë për statusin e Kosovës", ka thënë Kacin në një tekst autorial në të përditshmen Delo.

"Në këtë çast emotiv për Serbinë, e kuptoj retorikën e ashpër dhe kërcënuese të disa politikanëve, por praktika duhet të jetë pasojë e arsyes dhe e vlerave evropiane", ka thënë ai.

Kacin ka shtuar se tash "është me rëndësi të forcohen marrëdhëniet tregtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të nxitet rritja ekonomike dhe të ndihmohen integrimet evropiane".

Kosova tash është shtet, dhe serbët e Kosovës tash kanë perspektivë evropiane, ka thënë Kacin, për të shtuar se "nuk ka kthim prapa, por ekziston vetëm rruga drejt së ardhmes, Bashkimit Evropian".
XS
SM
MD
LG