Ndërlidhjet

Bojkotimi i SHPK-së nga serbët i dëmshëm për të gjithë


Të përditshmet kosovare

Të përditshmet kosovare

EXPRESS
Një krizë e re brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës duket se është në prag të shpërthimit të saj. Burime të gazetës flasin për tensione dhe pakënaqësi në mesin e një pjese të mirë të anëtarëve të Kryesisë së LDK-së. “Ne kërkojmë llogari për humbjen e primatit në skenën politike të vendit dhe për lidhjen e koalicionit me PDK-në”, tha për Express një anëtar i Kryesisë së LDK-së. Të pakënaqurit e LDK-së mendojnë se shkaktar i humbjes së LDK-së në zgjedhje është lidershipi i dobët, ndërkaq lidhja e koalicionit qeverisës me PDK-në përjetohet nga ta si një tradhti...

KOHA DITORE
Vetëm pesë kilometra nga kryeqyteti, në Graçanicë, Serbia ka shtrirë edhe më shumë autoritetin e saj. Aty ka filluar të ndërtojë dhjetëra shtëpi për serbët “lojalë”, të cilët nuk u binden autoriteteve të Prishtinës. Në Mitrovicë, pushteti i tretë është edhe më shumë i thelluar, meqë institucionet kosovare s’kanë fare qasje atje. “Vetëm premtimi të çohet në vend, sepse gjithçka varet se kur paratë do të derdhen në konton tonë”, thotë Momçillo Llaziq, një prej punëkryesve që ka kontraktuar Qeveria e Serbisë për të ndërtuar shtëpi për serbët e Kosovës...

ZËRI
Koalicioni i fuqishëm i miqve të Kosovës është i vendosur që të mos lejojë ndarjen e Kosovës, ka thënë shefi i sapoemëruar i i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Piter Feith. Pas takimit të së enjtes të grupit prej 15 vendeve mbikëqyrëse për zbatimin e pakos së Ahtisaarit, ku bëjnë pjesë SHBA-të, 12 vende të BE-së si dhe Zvicra e Turqia, Piter Feith i ka kumtuar mbrëmë kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, pozicionin e qartë të këtyre vendeve se nuk do të tolerohet ndarja e Kosovës. Zhvillimet në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë , sipas Piter Feith, tregojnë nuanca se Serbia përpiqet të vërë vija ndarëse në Kosovë...

INFOPRESS
Gjermania do ta shtojë numrin e trupave të saj ushtarake në Kosovë, pas trazirave që pasuan Deklaratën e Pavarësisë, njoftoi një burim ushtarak, duke sqaruar se trupat plotësuese do të jenë nga Bavaria dhe do të dërgohen brenda disa ditëve, si pjesë e një ushtrimi stërvitor, por transferimi ka për qëllim të tregojë fuqinë e forcës në kontekstin e dhunës aktuale. Që nga mesi i marsit, shteti gjerman do të dërgojë edhe 600 ushtarë shtesë, me ç’rast me 2800 ushtarë në Kosovë, Gjermania do të jetë vendi me numrin më të madh të trupave ushtarake në kuadër të NATO-s...

LAJM
Partia Reformiste ORA, pas shumë shtyrjeve të mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor, pritet që të dielën, më në fund, t’i zgjedhë organet e reja drejtuese. Kandidatja e vetme për kryetare të ORA-s është Teuta Sahatçiu, kurse procesi i kandidimit është i hapur deri pak para se të fillojë mbajtja e kongresit. Anëtarë të ORA-s thonë se nëse në krye të saj nuk vjen ndonjë lidership i fuqishëm, disa prej tyre mund ta braktisin partinë... Pak para se të mbahet Kuvendi zgjedhor i ORA-s, katër degë të kësaj partie në kryeqytet, unanimisht kanë vendosur që të pushojnë aktivitetin e tyre politik në kuadër të kësaj partie...

KOSOVA SOT
SHPK-ja, e njohur për multietnicitetin e saj, është goditur nga reagimet e serbëve të dëshpëruar nga pavarësia. Bojkoti në Mitrovicë, në Anamoravë dhe në Graçanicë ka sjellë edhe masën e pezullimit të tyre, ndërsa rroga natyrisht do t’u ecë edhe më tutje. Por, s’është problemi te paga që e marrin pa punuar. Çështja është nëse reagimi i pjesëtarëve serbë në Shërbimin tonë policor do të thellohet gjatë ditëve të ardhshme. Refuzimi i tyre është i dëmshëm për të gjithë, pikësëpari për policinë kosovare. Distancimi i pakicës serbe nga shumica shqiptare shkakton një ndarje që s’e pengon dot...
XS
SM
MD
LG