Ndërlidhjet

Gjendje e jashtëzakonshme në Armeni


Presidenti i Armenisë Robert Kocharian ka vendosur gjendjen e jashtëzakonshme në vend pas protestave të qindra përkrahësve të opozitës, të cilët u tubuan në sheshin qendror të kryeqytetit Yerevan për të protestuar kundër rezultateve të zgjedhjeve presidenciale.
Korrespondenti i shërbimit armen të Radios Evropa e Lirë tha se policia e ka ndaluar kandidatin presidencial të opozitës Levon Ter-Petrosian, të cilin raportohet se e ka çuar në shtëpi.
Raportohet se një numër demonstrantësh janë lënduar pas ndërhyrjes së policisë për të shpërndarë protestuesit.
XS
SM
MD
LG