Ndërlidhjet

Ahmadinexhad fillon vizitën në Irak.


Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, ka arritur në Bagdad, që shënon vizitën e parë të një presidenti iranian në Irak.

Ai do të takohet me presidentin e Irakut, Jalal Talabani dhe kryeministrin Nuri al-Maliki.

Gjatë udhëtimit të tij për në Irak, Ahmadinexhad ka thënë se vizita mëton të kontribuojë në sigurinë dhe paqen në rajon.

Presidenti i SHBA-ve, George Bush, ia ka tërhequr vërejtjen Ahmadinexhadit se Irani duhet të ndëpresë "eksportimin e terrorizmit".
XS
SM
MD
LG