Ndërlidhjet

logo-print

Bush: NATO më shumë trupa në Afganistan


Presidenti i SHBA-ve, George Bush dhe kryeministri i Danimarkës, Anders Rasmussen, i bënë thirrje vendeve anëtare të NATO-s që të dërgojnë më shumë trupa në Afganistan për të luftuar militantët.

Komentet erdhën pas takimit të dy liderëve në rançin e presidentit Bush në Crawford.

Bush tha se në samitin e NATO-s në Bukuresht, do t'i inkurajojë vendet anëtare të dërgojnë më shumë trupa në Afganistan.

Ai nuk përmendi se cilat janë ato vende që do të mund të kontribuonin me më shumë forca në Afganistan.
XS
SM
MD
LG