Ndërlidhjet

Plashnik: Oferta e BE-së për Serbinë – e hapur


Bashkimi Evropian është ende i hapur për ta aktualizuar marrëveshjen për bashkëpunim me Serbinë, përkundër mospajtimeve të të dy palëve për pavarësinë e Kosovës, tha sot ministrja e jashtme austriake, Ursula Plashnik.
Oferta e BE-së për marrëveshje bashkëpunimi me Serbinë "mbetet në tavolinë", tha zonja Plashnik në fund të një takimi të liderëve të BE-së në Lech të Austrisë.
Bashkimi Evropian i kishte ofruar Serbisë nënshkrimin e marrëveshjes për Stabilizim – Asocim, që do ta hapte rrugën për pranimin e këtij vendi në BE, por marrëdhëniet ishin ftohur pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, që u njohë nga shumë vende të BE-së, megjithë kundërshtimin e Serbisë.
XS
SM
MD
LG