Ndërlidhjet

Bagdad: Ahmadinejd po qëndron në Irak


Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinejad i ka përshkruar si "miqësore dhe vëllazërore" bisedimet e tij të sotme me presidentin irakian, Jalal Talabani në Bagdad. Ai tha se të dy palët "planifikojnë përmirësimin e marrëdhënieve sa më shumë që të jetë e mundshme". Zoti Talabani këtë vizitë të presidentit iranian në Irak e vlerësoi si "historike".
Mahmud Ahmadinejad është presidenti i parë iranian që e vizitoi Irakun prej luftës në vitet e 80-ta. Presidentin iranian u takua edhe me kryeminsitrin e Irakut, Nuri al-Maliki.
Presidenti amerikan, Geroge Bush ka kërkuar nga liderët irakianë që t'i thonë zotit Ahmadinejad se Irani duhet ta ndalë dërgimin e "pajisjeve të sofistikuara" në Irak, që kanë rezultuar me vrasjen e ushtarëve të Shteteve të Bashkuara dhe të aleatëve. Zoti Bush poashtu kërkoi nga Mahmud Ahmadinejd që "ta ndalë eksportimin e terrorit".
XS
SM
MD
LG