Ndërlidhjet

logo-print

Kërkohen më tepër trupa në Afganistan


Presidenti amerikan, George Bush dhe kryeministri i Danimarkës, Anders Fogh Rasmussen kanë kërkuar që vendet anëtare të NATO-s të dërgojnë më tepër trupa në Afganistan, për t'i luftuar militantët atje. Të dy zyrtarët e lartë këto deklarata i bënë pas takimit në Craford të Teksasit. Presidenti Bush tha se planifikon që gjatë samitit, në fillim të muajit prill në Bukuresht, t'i inkurajoj vendet anëtare të NATO-s që të dërgojnë më tepër trupa në misionin në Afganistan. Presidenti Bush nuk tha se cilat vende ai beson se do të mund të kontribuonin me më tepër forca në Afganistan.
XS
SM
MD
LG