Ndërlidhjet

Medvedev po prinë në zgjedhje


Rezultatet e pjesërishme nga zgjedhjet e sotme presidenciale të Rusisë, tregojnë se Dmitry Medvedev do të arrijë fitore të lehtë.
Komisioni Qendror Zgjedhor tha se pas 16% të fletëvotimeve të llogaritura, zoti Medvedev ka fituar 64% të votave. Zoti Medvedev është i zgjedhuri i presidentit aktual, Vlladimir Putin.
Disa liderë opzitarë tashmë kanë bërë akuza për vjedhje në këto zgjedhje dhe kanë theksuar se kanidadatët e pavarur anti-Kremlin ishin penguar nga autoritetet që të marrin pjesë në zgjedhje.
XS
SM
MD
LG