Ndërlidhjet

Scheffer: NATO dhe Rusia të bashkëpunojnë


Sekretari i përgjithshëm Jaap de Hoop Scheffer tha se shpreson se NATO-ja dhe Rusia do ta mbajnë një dialog aktiv diplomatik përkundër mospajtimeve. Në një intervistë për rrjetin televiziv CNN ai tha se pavarësisht se kush do të jetë president i Rusisë dhe kryeministër, "aleanca dhe Moska duhet të vazhdojnë të angazhohen" dhe shtoi se "NATO-s i nevojitet Rusia dhe Rusisë i duhet NATO-ja, prandaj ne duhet të angazhohemi megjithqë kemi dallime të mëdha, siç janë mbrojtja raketore, e ardhmja e Kosovës, Marrëveshja për Forcat konvencionale në Evropë".
XS
SM
MD
LG