Ndërlidhjet

logo-print

Bagdad: 15 të vrarë nga një sulm me bombë


Së paku 15 njerëz janë vrarë dhe rreth 40 të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të një veture të parkuar në qendër të Bagdadit.

Policia tha se bomba shpërtheu në zonën tregtare, Bab ul Mudam.

Në mesin e viktimave është edhe një oficer policie.

Ndërkohë ushtria amerikane ka njoftuar se ka zbuluar një varrezë masive me trupat e 14 persona të ekzekutuar në qytetin e Samarës.
XS
SM
MD
LG