Ndërlidhjet

Moskë: Protesta kundër politikës amerikane


Qindra të rinj pro Kremlinit kanë marshuar sot drejt ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Moskë për të protestuar kundër politikës së jashtme amerikane, por agjencia AP njoftoi se shumica e tyre është penguar nga policia.

Një ditë pas zgjedhjeve presidenciale, anëtarët e grupit Nashi, grupeve të tjera, dhe organizatave rajonale u nisën nga hoteli Ukraina përgjatë lumit Moska në drejtim të ambasadës amerikane.

Marshuesit mbanin rroba me mbishkrime "Rusia përpara" dhe "Ne ende do të qëndrojmë pranë vendit tonë.

Disa marshues nga rajoni i Çeçenisë në Kaukazin jugor thanë se i kundërshtojnë politikat e Shteteve të Bashkuara në Kosovë dhe në Irak.

Një kolonë e marshuesve u ndalua nga policia, e cila pengoi tubimin rreth ambasadës amerikane, por 50 deri 70 aktivistë arritën të tubohen dhe të mbajnë një protestë të vogël.


XS
SM
MD
LG