Ndërlidhjet

Ahmadinejad: Të huajt të largohen nga Iraku


Presidenti i Iranit Mahmoud Ahmadinejad, u bëri thirrje forcave të huaja të prira nga ato amerikane që të lëshojnë Irakun.

Ahmadinejad tha se prania e të huajve është "fyerje dhe përçmim për vendet e rajonit".

Ai i bëri këto komente pas takimit me presidentin Jalal Talabani, në ditën e fundit të vizitës në Irak.

Në vizitën e parë të një presidenti iranian në Irak, Ahmadinejad tha se dy palët kanë nënshkruar shtatë marrëveshje në fushën e industrisë, tregtisë dhe transportit.
XS
SM
MD
LG