Ndërlidhjet

Kroacia do njohë Kosovën nga mesi i marsit


Kroacia mund ta njohë Kosovën nga mesi i marsit, ka deklaruar Vesna Pusiç, kryetare e Komitetit kroat për negociata me Bashkimin Evropian.

"Mendoj se kjo është çështje e vlerësimit taktik, por Kroacia gjithsesi duhet ta njohë Kosovën", ka thënë Pusiç.

Po sot, kryeministri Ivo Sanader e ka ripërsëritur qëndrimin e tij të mëparshëm se Kroacia do ta njohë Kosovën pasi që këtë ta bëjnë shumica e vendeve të Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG