Ndërlidhjet

Pentagon: Sulm ajror amerikan në Somali


Pentagoni tha se ushtria e Shteteve të Bashkuara ka ndërmarrë një sulm ajror kundër disa të dyshuarve terroristë në një qytet të Somalisë, i cili po mbahet nga militantët Islamikë.

Zëdhënësi i Pentagonit Brian Whitman tha se sulmi është kryer të dielën në 2 mars, por nuk zbuloi detaje tjera.

Banorët lokalë thanë se është shkatërruar një shtëpi afër kufirit me Kenian, ndërsa janë plagosur disa persona, përfshirë dhe fëmijë.

Nuk është e qartë nëse ndërtesa është goditur me raketë apo bombë.
XS
SM
MD
LG