Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu u bëri thirrje serbëve të Kosovës që t'i kthehen jetës normale, ndërsa Beogradin zyrtar e ka akuzuar se i nxit serbët lokalë që të krijojnë tensione dhe të bojkojnë shtetin e ri.
Sejdiu ka vlerësuar se në këtë mënyrë, Serbia nuk do të arrijë ta pamundësojë njohjen ndërkombëtare të Kosovës, dhe ka shtuar se në ditët e ardhshme, 80 vende do ta njohin shtetin e ri të Kosovës.
Sejdiu ka thënë se Serbia nuk u përmbahet obligimeve të marra gjatë procesit negociator për statusin e Kosovës, që të përmbahet nga nxitja e tensioneve, konflikteve apo problemeve tjera.
Presidenti i Kosovës i bëri këto komente pas takimit me shefin e zyrës së Zvicrës në Prishtinë, Lukas Beglinger.
Presidenti Sejdiu shfaqi bindjen se një pjesë e tensioneve të dirigjuara do të bien, dhe porositi se Kosova nuk mund të jetë peng i askujt.
"Kosova është në rrugën e saj dhe ka mbështetje të fuqishme ndërkombëtare", deklaroi presidenti i Kosovës.