Ndërlidhjet

Feith: Serbët do mund të kthehen në SHPK


Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë Pieter Feith deklaroi se në javët e ardhshme do të lejohet që pjesëtarët serbë të Shërbimit Policor të Kosovës të mund të kthehen në punë.

"Nga 7 mijë pjesëtarë të SHPK-së, 750 janë serbë, nga të cilët vetëm 150 kanë vendosur të mos punojnë në SHPK. Kjo është përqindje e vogël, dhe si pasojë, ata janë suspenduar. Kjo don të thotë se në një të ardhme të afërt, pas disa javësh, do të lejojmë që ata përsëri të na bashkohen", ka thënë Feith për mediat e Beogradit.

Feith gjithashtu ka thënë se prania e tij në Kosovë nuk është e jashtëligjshme, megjithëse nuk është rezultat i konsenzusit.
"Nuk kemi mbështetjen e qeverisë në Beograd për punën tonë. Kjo është për të ardhur keq dhe në një masë i ndërlikon gjërat, por shpresoj se nuk do të zgjatë shumë", ka thënë Feith.

Ai ka thënë se shpallja e pavarësisë së Kosovës është e pakthyeshme, dhe ka shtuar se nuk është e mundur që çështja përsëri të hapet në Këshillin e Sigurimit.
XS
SM
MD
LG