Ndërlidhjet

Apel Armenisë për dialog


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon shprehu "shqetësimin e thellë" lidhur me dhunën në Armeni.

Dhuna, ku humbën jetën tetë persona, ishte rezultat i përplasjeve mes protestuesve, mbështetës të opozitës dhe policisë.
Protestat erdhën pas akuzave për fallsifikim të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të 19 shkurtit.

Shtetet e Bashkuara do dërgojnë zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit, Mathju Briza në Armeni për të nxitur bisedimet mes qeverisë dhe opozitës.

OSBE-ja ka dërguar përfaqësuesin e saj në Jerevan për të lehtësuar dialogun pozitë-opozitë.
XS
SM
MD
LG