Ndërlidhjet

Rice: Të nisë dialogu izrealito-palestinez


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice i ka bërë thirrje izraelitëve dhe palestinezëve të rifillojnë bisedimet paqësore, të mbështetura nga Uashingtoni.
Palestinezët kanë pezulluar bisedimet në shenjë proteste ndaj sulmeve izraelite në Rripin e Gazës, që lanë mbi 100 palestinezë të vdekur.
Rice, e cila fillon sot një turne në Izrael dhe Bregun Perëndimor, tha se megjithë dhunën e fundit, beson se palët mund të arrijnë në një marrëveshje.

Rice nga ana e saj nuk bëri thirrje për armëpushim, duke shtuar se militantët e Hamasit duhet t'i japin fund hedhjes së raketave nga Rripi i Gazës drejt Izraelit.
XS
SM
MD
LG