Ndërlidhjet

logo-print

Rice në Kajro për procesin paqësor


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice i ka bërë thirrje izraelitëve dhe palestinezëve të rifillojnë bisedimet paqësore, të mbështetura nga Uashingtoni.

Palestinezët kanë pezulluar bisedimet në shenjë proteste ndaj sulmeve izraelite në Rripin e Gazës që lanë mbi 100 palestinezë të vdekur.

Rice, e cila sot gjendet në Kajro, si pjesë e një turneu në Izrael dhe Bregun Perëndimor, tha se megjithë dhunën e fundit, beson se palët mund të arrijnë një marrëveshje.

Pas Kajros ajo do të vizitojë Bregun Perëndimor dhe Izraelin. Sot një palestinez i armatosur është vrarë dhe një tjetër është plagosur gjatë sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës.
XS
SM
MD
LG