Ndërlidhjet

Olbrajt: BE të bashkohet në njohjen e Kosovës


Ish sekretarja amerikane e shtetit Medlin Olbrajt i ka bërë thirrje sot Evropës që e bashkuar ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe njëkohësisht Serbisë t'i bëhet e qartë se vendin e ka në Evropë "nëse sillet siç duhet".

"Me të vërtet mendoj se Evropa duhet të jetë e bashkuar në këtë çështje. Ne kemi bërë në Ballkan gjitha ato gjëra që Evropa të mbetet e tërësishme", ka thënë Medlin Olbrajt në një intervistë për radion e Çekisë.

Ajo ka vlerësuar se çështja e Kosovës është zhagitur shumë gjatë dhe për të janë provuar të gjitha zgjidhjet e mundshme.

"Në fakt çështjen e kanë komplikuar rusët duke mbështetur serbët. Shpresoj se Evropa do të bashkohet rreth një qëndrimi.

Gjithashtu është e rëndësishme që BE-ja t'ia bëjë të ditur Serbisë se nëse sillet si duhet do ta ketë vendin në Evropë", ka deklaruar Medlin Olbrajt.
XS
SM
MD
LG