Ndërlidhjet

Mbahen zgjedhjet për kandidatët presidencialë


Po vazhdojnë votimet në katër shtetet amerikane të cilat janë vendimtare për kandidimin e Hillary Klinton për presidente të SHBA-së.

Vëmendja po përqëndrohet në fitoren e kandidatëve të Partisë Demokratike në Texas dhe Ohajo, ku Klintonit i duhet fitore për të mbetur në garë.

Hulumtimet tregojnë për një diferencë të ngushtë midis Hillary Klinton dhe rivalit të saj Barak Obama, i cili ka fituar në 11 shtete.

Votimet e sotme do të jenë gjithashtu vendimtare për Partinë Republikane, në të cilat John Mc Cain është favorit karshi Mike Huckabee.
XS
SM
MD
LG