Ndërlidhjet

Fried: Kosova ka nisur mbarë


Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Daniel Fried tha se Kosova ka nisur një fillim të mbarë që nga shpallja e pavarësisë nga Serbia, mirëpo ka shtuar se vendit i duhet edhe më tutje ndihmë e madhe për t'u bërë një shtet i aftë.

Ai i bëri këto komente para Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan. Fried tha se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të largojnë vëmendjen e tyre nga zhvillimet në Kosovë.

Fried shtoi se Kosovës i duhen rreth 2 miliardë dollarë ndihma nga jashtë deri në fund të vitit. Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të kontribojnë me 25 përqind të shumës ndërkaq pret që Bashkimi Evropian të mbulojë pjesën tjetër.

Duke përsëritur kritikat e ashpra të SHBA-ve ndaj Serbisë për nxitjen e dhunës ndaj Kosovës, zoti frid tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë se Serbia do ta ndryshojnë kursin në mënyrë vendimtare drejt integrimeve me Evropën Perendimore.

Edhe kryesuesi i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë, senatori Jozef Biden poashtu i tërhoqi vërejtjen Serbisë për kursin që po ndjek.

"Qeveria e Serbisë duhet ta ndalë shfrytzimin e pavarësisë së Kosovës që ti mos i shkaktojë më tepër dëme këtij vendi, tha senatori Biden dhe shtoi se "Serbia duhet të fillojë të ndryshojë politikën e saj të dështuar në 15 vitet e fundit dhe ta shohë të ardhmën si pjesë e Evropës" ka thënë Biden.
XS
SM
MD
LG