Ndërlidhjet

Çurkin: Kosova de facto e ndarë


Shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës mund të çojë drejt një ndarje faktike të Kosovës dhe "kjo është ajo që po ndodh atje", tha ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vitali Çurkin.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse serbët po përpiqeshin të ndanin Kosovën, Çurkin tha se Moska e ka thënë shumë hapur se pavarësia do të çonte drejt ndarjes de facto të Kosovës".

"Është e qartë se serbët në Kosovë nuk e pranojnë shpalljen e njëanashme të pavarësisë", tha amabasadori rus në Kombet e Bashkuara.

Rusia nga 1 Marsi ka kryesinë e rradhës së Këshillit të Sigurimit.
XS
SM
MD
LG