Ndërlidhjet

Clinton fiton në tre shtete


Vazhdon gara presidenciale në mesin e demokratëve amerikanë.
Senatorja Hillary Clinton fitoi mbrëmë në dy shtete kyçe si Teksasi dhe Ohajo si dhe në shtetin e Rhode Island. Këto janë fitoret e para të ish Zonjës së Parë pas humbjeve në 11 shtete.

Kandidati tjetër demokrat, Barack Obama fitoi vetëm shtetin e vogël të Vermontit, duke e lënë kështu garën e hapur.

"Ne po vazhdojmë, po vazhdojmë të fortë dhe do vazhdojmë deri në fund", tha Clinton pas fitoreve në shtetin e Ohajos.

Obama nga ana e tij tha se do ta fitojë garën brenda demokratëve, pavarësisht humbjeve të së martës.
XS
SM
MD
LG