Ndërlidhjet

Rehn: Serbia të riafirmojë përkushtimin ndaj BE


Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Serbisë që të konfirmojë se dëshiron lidhje të ngushta me BE-në.

Thirrja bëhet para votimit në parlamentin serb të një rezolute për marrëdhëniet e Serbisë me BE-në pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe njohjes së saj nga një pjesë e vendeve evropiane.

"Ne kërkojmë nga qeveria e Serbisë që të riafirmojë përkushtimin e saj për raporte të ngushta më BE-në. Ne jemi të gatshëm të lëvizim përpara sërish nëse Serbia është e gatshme të veprojë njëjtë" ka deklaruar komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oli Rehn.
XS
SM
MD
LG