Ndërlidhjet

Tadiq: Plani serb nuk ka elemente të dhunës


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq ka deklaruar se plani aksional për veprimin e organeve shtetërore të Serbisë pas shpalljes së pavarësisë nuk përmban në vete elemente të dhunës dhe as nuk sjell ndonjë luftë të re.

Plani ka për qëllim ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë, stabilitetin dhe jetërat e qytetarëve serb që jetojnë në Kosovë, ka deklaruar Tadiq për mediat serbe.

Ndërkohë kryeministri i Serbisë Vojislav Koshtunica ka thënë se konkluzat e Komisionit Evropian të bëra sot janë të papranueshme pasi aty përmendet se Kosova ka shpallur pavarësinë por nuk thuhet se Serbia e ka kundërshtuar atë.
XS
SM
MD
LG