Ndërlidhjet

Slovenia dhe Islanda e njohën Kosovën


Slovenia e ka njohur sot shtetin e pavarur të Kosovës, duke u bërë kështu vendi i parë i ish-Jugosllavisë, që e njeh pavarësinë e Kosovës.

Parlamenti slloven votoi me shumicë votash për njohjen e Kosovës.

"Ky nuk është vendim kundër Serbisë. Slovenia nuk po e bënë këtë për vetveten. E morrëm këtë vendim duke u bazuar në politikën evropiane dhe ndërkombëtare" ka thënë ministri i Jashtëm, Dimitrij Rupel.

Slovenia kryeson presidencën e BE-së, ndërkaq vendimi ngrit në 15 nga gjithsej 27, numrin e vendeve anëtare të BE-së që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Edhe Islanda e ka njohur sot pavarësinë e Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marr sot një letër nga ministri i Punëve të Jashtme të Islandës, Ingibjorg Solrun Gisladottir, përmes të cilës konfirmohet njohja e Republikës së Kosovës - shtet i pavarur dhe sovran.
XS
SM
MD
LG