Ndërlidhjet

Bush mbështet senatorin John McCain


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush e ka mbështetur fushatën e senatorit John McCain për Shtëpinë e Bardhë. Bush tha se McCain është njeriu që mund të marrë vendime të vështira dhe të mos zbrapset para rrezikut.

"Ai nuk do të ndryshojë kur do të duhet të merret me armikun. Ai e kupton se kjo është një botë e rrezikshme dhe unëe e di se është më mirë që të kemi një lidership që do të ketë guximin dhe vendosmërinë për ta ndjekur armikun dhe për të mbrojtur Amerikën" tha presidenti Bush.

Mbështetja u bë një ditë pasi McCain e fitoi nominimin e Partisë Republikane duke siguruar numër të mjaftueshëm të delegatëve.
Te demokratët, Hillary Klinton e shpëtoi fushatën e saj pas fitoreve në Ohajo, Texas dhe Rod Island.
XS
SM
MD
LG