Ndërlidhjet

Në Kosovë janë regjistruar tri tërmete


Instituti sizmologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në orën 4:30 të mëngjesit, në Kosovë ka ndodhur një tërmet me intensitet 3.6 shkallë të Rihterit, ndërsa pas gjysmë ore është regjistruar një dridhje tjetër me intensitet 3.4 shkallë.

Ne orën 10:50, ndërkaq është regjistruar edhe tërmeti i tretë, me intensitet prej 3.7 shkallë të Rihterit.

Epiqendra e tërmeteve ishte 10 kilometra në jugperëndim të Gjilanit.
Raportohet se nuk ka pasur dëme materiale.
XS
SM
MD
LG