Ndërlidhjet

Scheffer: Situata në Kosovë është inkurajuese


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap De Hoop Scheffer tha në takimin e ministrave të aleancës se "megjithëse gjendja në Kosovë është e brishtë", inkurajon fakti që pas shpalljes së pavarësisë "nuk ka dhunë ndëretnike, nuk ka largim masovik të refugjatëve, dhe nuk ka as sulme të organizuara në objektet e trashëgimisë historike".

"Kjo është mirë dhe KFOR-it do të vazhdojë të luajë rolin e vet, duke mbrojtur shumicën dhe pakicën në tërë Kosovën, në pajtim me mandatin që ka marrë nga Kombet e Bashkuara", tha Scheffer.

Ai tha se në takimin e sotëm në Bruksel, ministrat e NATO-sdo të diskutojnë edhe për një varg çështjesh, të cilat ndërlidhen me Kosovën.
XS
SM
MD
LG