Ndërlidhjet

Bildt të shtunën viziton Kosovën


Ministri i Jashtëm suedez Carl Bildt do të vizitojë Kosovën, disa ditë pasi Suedia njohu shtetin e ri, njoftoi ministria e jashtme në Stokholm.

Bildt do të qëndrojë në Prishtinë të shtunën, në vizitën e parë të një zyrtari të lartë që nga 17 shkurti, kur Kosova shpalli pavarësinë.

Ministri Bildt do të takohet me kryeministrin Hashim Thaçi dhe presidentin Fatmir Sejdiu, si dhe me zyrtarë të UNMIK-ut dhe të Bashkimit Evropian.

Serbia e tërhoqi ambasadorin e saj nga Stokholmi në shenjë proteste kundër vendimit të së martës për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Të premten, Bildt do të vizitojë Maqedoninë ku me zyrtarët në Shkup do të diskutojë mbi zhvillimet në rajon.
XS
SM
MD
LG