Ndërlidhjet

KB: Më shumë uri dhe trazira sociale në botë


Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për më shumë uri dhe trazira në botë për shkak të çmimeve rekorde të ushqimit.

Drejtorja ekzekutive e Fondit Botëror për Ushqim, Josette Sheeran, tha se rritja e çmimeve të ushqimit çon drejt "një fytyre të re të urisë", ku njerëzit nuk mund t'i përballojnë më çmimet e larta.

Sheeran u tha ligjvënësve evropianë se çmimet e larta të ushqimit me gjasë mund të nxitin trazira sociale në një numër vendesh që varen nga importi.

Ajo tha se kriza me gjasë do të vazhdojë të paktën deri në vitin 2010.

Çmimet e ushqimit u shtrenjtuan gjatë viteve të kaluara për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë, për shkak të kërkesave në rritje nga vendet si Kina dhe India, si dhe për shkak të përdorimit të drithërave për prodhimin e biokarburanteve.


XS
SM
MD
LG