Ndërlidhjet

Rehn: Maqedonia ka bërë progres në reformat


Ky vit mund të jetë historik për procesin e integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, ka thënë sot në Shkup Komisioneri për Zgjërim i Bashkimit Evropian, Oli Rehn.

Ai i bëri këto komente pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski.

"Në muajt e fundit, vendi ka shënuar përparim të rëndësishëm lidhur me dialogun politik dhe miratimin e ligjeve konkrete, të reformave në gjyqësi dhe në polici", tha Rehn.

Eurokomisioneri shtoi se Bashkimi Evropian ka treguar gatishmëri për fillimin e negociatave me Shkupin nëqoftëse reformat zbatohen gjatë këtij viti.
XS
SM
MD
LG