Ndërlidhjet

Gjeorgjia kundërshton Rusinë për Abkhazinë


Gjeorgjia e ka dënuar ashpër Rusinë duke e quajtur "ekstremisht të rrezikshëm" vendimin e Moskës për të hequr kufizimet tregtare dhe financiare ndaj rajonit të Abkhazisë, i cili kërkon shkëputje nga Gjeorgjia.

Ministria e Jashtme e Gjeorgjisë tha se "ky është një provokim ekstremisht i rrezikshëm, që inkurajon separatizmin dhe i thellon tensionet në zonën e konfliktit".

Abkhazia dëshiron që bashkësia ndërkombëtare ta njohë pavarësinë e saj, ashtu si njohu pavarësinë e Kosovës.

Ky rajon sot pritet të ndjekë kërkesën e Osetisë Jugore, e cila gjithashtu kërkon shkëputje nga Gjeorgjia.

Dje sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice tha se nuk ka gjasë që Osetia Jugore të fitojë mbështetjen ndërkombëtare për pavarësi.
XS
SM
MD
LG