Ndërlidhjet

Ahtisaari: Pavarësia, e pakthyeshme


Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe Serbia po dëmton vetveten duke mos e pranuar shtetin e ri, tha ish i dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari.

"Nuk ka kthim në të shkuarën. Kosova është tashmë e pavarur dhe do fillojë të kërkojë të anëtarësohet në institucionet financiare ndërkombëtare për të përmirësuar ekonominë, që është përparësia e saj kryesore", tha Ahtisaari.

Ish i dërguari i Kombeve të Bashkuara duke folur për rolin e Rusisë, tha se "ajo që është më shqetësuese ka të bëjë me sjelljen e Rusisë në Këshillin e Sigurimit, çfarë e pengoi Këshillin të marrë një vendim. Një gjë e tillë e nënvlerësoi rolin e Këshillit të Sigurimit".

Ahtisaari po merr pjesë në një konferencë për Kosovën në Helsinki të Finlandës.
XS
SM
MD
LG