Ndërlidhjet

Ashpërsohet fushata Clinton-Obama


Këshilltarja kryesore për politikë të jashtme e senatorit Barack Obama është larguar nga ekipi, pas deklaratave se Hillary Clinton është "bishë".

Clinton "nuk do të ndalet para asgjëje" vetëm që të fitojë kandidimin si presidente nga demokratët amerikanë, ka thënë Samantha Power për "The Scotsman".

Power tha më pas se i vjen keq për deklaratat e bëra për të përditshmen skoceze, pasi për një kohë të gjatë ajo vetë e ka admiruar mënyrën e udhëheqjes së Clintonit dhe punën e senatores në funksionet publike.

Zëdhënësi i fushatës së Obamës tha se deklaratat e Powerit nuk përputhen me qëndrimet e senatorit.
XS
SM
MD
LG