Ndërlidhjet

Merkel: Afganistani esencial për Gjermaninë


Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se fati i Afganistanit është i një "rëndësie esenciale" për Gjermaninë.

Në fjalimin e përjavshëm radiofonik, Merkel tha se çështja është nëse Afganistani mund të zhvillohet në mënyrë normale, me një qeveri qendrore efektive, apo "përsëri do të bëhet një vend i paqeverisur" dhe parrajsë për terroristët.

Gjermania ka rreth 3.500 trupa, policë dhe në punonjës humanitarë në Afganistan, shumica e të cilëve janë angazhuar në projektet e rindërtimit në Kabul dhe në veri të vendit.

Merkel tha se Gjermania po bën çmos për t'u siguruar se misioni do të jetë i suksesshëm.
XS
SM
MD
LG