Ndërlidhjet

Solana: Nuk do tolerohet ndarja e Bosnjes


Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Javier Solana ka paralajmëruar se bashkësia ndërkombëtare nuk do t'i tolerojë thirrjet për ndarjen e Bosnjë e Hercegovinës, e as thirrjet për suspendimin e entiteteve.

Thirrjet e tilla "mund të jenë të rrezikshme nëse prodhojnë përpjekje për dobësimin e institucioneve shtetërore apo përpiqen që ta vënë në pyetje legjitimitetin e shtetit", ka thënë Solana.

Ai ka shtuar se "bashkësia ndërkombëtare nuk do të tolerojë që të vihet në pyetje Marrëveshja e Dejtonit".

"Kjo vlen për thirrjet zyrtare për shkëputje nga Bosnja, por edhe për deklaratat që e vënë në pyetje ekzistimin e entiteteve", ka thënë Solana për të përditshmen "Dnevni Avaz".
XS
SM
MD
LG