Ndërlidhjet

Bullgaria përkujton shpëtimin e hebrejve


Bullgaria e përkujton shpëtimin e hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në vitin 1943, protestat masovike në Sofje i shpëtuan dhjetra mijë hebrej nga deportimi në kampet naziste të përqëndrimit.

Trenat për transportimin e tyre ishin gati të nisen, kur autoritetet në Sofje e anuluan deportimin masovik.

Megjithëse nga kampet u shpëtuan rreth 50 mijë hebrej me shtetësi bullgare, ata më pas iu nënshtruan ligjeve antisemitiste për "mbrojtjen e vendit".

Për pasojë, 28 mijë hebrej u detyruan të largohen nga kryeqyteti i Sofjes dhe të jetojnë në brendi të vendit.

Bullgaria ishte aleate e Gjermanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG