Ndërlidhjet

logo-print

"Republikanët do të dëshironin që për kundërshtarë nga radhët e demokratëve të kenë Clintonin, sepse mendojnë se mund të mundin. Hulumtimet dëshmojnë se McCain është prapa Obamës", thotë Patrick Moore, analist i REL.



RADIO EVROPA E LIRË

Senatorja Hilary Clinton sërish është kthyer në garë. Si e shihni garën e saj me Obamën?

PATRICK MOORE
Gara është e ngushtë dhe shumë interesante. Hilary Clinton është shumë e njohur dhe veçanërisht nga koha 1993 – 2001. Secili në Shtetet e Bashkuara ka një mendim për të, pozitiv ose negativ.

Obama është një rast tjetër. Ai ishte vetëm në Senat për 4 vjet. Karrierë bëri tash së fundi me retorikë dhe imixh, sepse është një orator shumë i mirë.

Opinioni tash do të fokusohet në qëndrimet e tij, por edhe të bashkëshortes së tij, që janë kontestuese. Në një punim të saj shkencor ka gjëra që duket se synohen të fshihen nga opinioni. Por, duke e njohur opinionin dhe mentalitetin amerikan, kjo do të bëhet publike shumë shpejt.

RADIO EVROPA E LIRË
Në mesin e republikanëve, garën e ka fituar senatori John McCain. Presidenti Bush e ka mbështetur atë. Si i vlerësoni gjasat e senatorit McCain në raport me kandidatët demokratë, Clintonin ose Obamën?

PATRICK MOORE
Senatori McCain ka fituar garën dhe mbështetja e presidentit Bush për të është e rëndësishme.

Në garën e mëhershme në radhët e republikanëve, Bush dhe McCain kanë qenë kundër-kandidatë dhe takimi i tyre i kësaj jave i kontribuon unitetit brenda-partiak.

Gara përfundimtare do të mbahet në nëntor dhe deri atëherë shumë gjëra mund të ndryshojnë.

Republikanët do të dëshironin që për kundërshtarë nga radhët e demokratëve të kenë Clintonin, sepse mendojnë se mund të mundin. Hulumtimet dëshmojnë se McCain është prapa Obamës.

RADIO EVROPA E LIRË
Disa analiza thonë se nëse gara ndërmjet kandidatëve demokratë zgjat shumë, ajo mund t'i zvogëlojë gjasat e tyre kundër senatorit McCain. Çfarë mendoni ju?

PATRICK MOORE
Ky botëkuptim është i mundur dhe shpesh i qëlluar. Por, unë do të them diç tjetër.

Më kujtohet se në vitet e 60-ta dhe të 70-ta, demokratët luftonin shumë në garën preliminare. Por, kur gara përfundonte, ata bëheshin unikë në përballjen me republikanët.

Rrjedhimisht, nuk besoj se beteja e tyre e gjatë mund t'i dëmtojë. Duhet thënë gjithashtu se dallimet filozofike të Clintonit dhe Obamës janë të vogla dhe kjo do të thotë se mbështetësit e njërit, lehtë do të mbështesin tjetrin në nëntor.

Dallimet ndërmjet Clintonit dhe Obamës më shumë kanë të bëjnë me personalitetin dhe stilin, sesa me idetë e tyre.
  • 16x9 Image

    Fatmir Bujupi

    Fatmir Bujupi, karrierën e gazetarit e filloi në moshën 23 vjeçare në Radio Prishtinë, në vitin 1976, ku punoi për më tepër se 10 vite.  Ka të kryer Fakultetin Teknik – Dega e Makinerisë në Prishtinë. Prej muajit prill të vitit 2000 punon në programin për Kosovën në Radion Evropa e Lirë në Pragë. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

XS
SM
MD
LG