Ndërlidhjet

Bush i vë veto ligjit për teknikat e hetimit


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se i ka vënë veto ligjit, i cili i ndalon Agjencisë Qendrore të Kundërzbulimit, CIA, që të përdorë disa metoda të caktuara gjatë hetimeve të të dyshuarve për terrorizëm.

Ligji, i cili u miratua në të dy dhomat e Kongresit, parashihte që zyrtarët e CIA-s të mos përdorin metoda për të thyer vullnetin e të burgosurve, si për shembull simulimi i mbytjes në ujë.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se praktikat e këtilla, të cilat u ndaluan nga ushtria e Shteteve të Bashkuara në vitin 2006, janë torturë.

Bush tha se metodat janë "një nga mjetet më të rëndësishme në luftën kundër terrorit", dhe duhet të lejohen të përdoren nga CIA, e cila shfrytëzon teknika "të specializuara", që nuk përdoren nga ushtria.

"Al Kaeda është e vendosur që përsëri të sulmojë Amerikën. Meqë rreziku edhe më tej ekziston, shërbimet tona të zbulimit duhet të kenë mjetet e duhura për pengimin e terroristëve", tha presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG