Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi: Pavarësimi i Kosovës demokratizon Serbinë


Politika shtetërore e Kosovës është politikë e fqinjësisë së mirë, respektit të paqes dhe stabilitetit. Kështu ka deklaruar kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, në kufirin që lidh Kosovën me Serbinë, në Merdare, ku sot është bërë zbulimi i pllakës për mirëseardhje në Kosovë, në të cilën shkruan: "Mirëserdhët në Republikën e Kosovës".

Thaçi me këtë rast ka thënë se pllaka e vendosur në kufi simbolizon të kaluarën dhe të ardhmen e Kosovës.

Zhvillimet historike dhe vendimtare që ka marrë Kosova, gjithmonë kanë ndikuar në demokratizimin e Serbisë, ka thënë kryeministri Thaçi. Duke i komentuar zhvillimet e fundit në Serbi, Thaçi ka thënë se edhe në vitin 1999, kur është larguar ushtria, policia dhe administrata e Serbisë nga Kosova, ka filluar rënia e Millosheviqit.

Edhe tash, me pavarësimin e Kosovës, ka rënë edhe Koshtunica, mentaliteti i së kaluarës së Serbisë, ka thënë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
XS
SM
MD
LG